Vlerësimet e nxënësve me nota numerike dhe përshkruese, domosdoshmëri apo sfidë e tejkaluar

0

Ma.sc. Izet Shala

Ky hap i emëruar si reformë në arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe tashmë i obliguar me udhëzim administartiv nga Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shiqeri Bytyqi, shënon vendimmarrjen në politikëbërjen e arsimit, në një ndërrmarrje shumë komplekse dhe parasfiduese duke u bazuar në disa standarde aktuale në arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës. Dhe kur merren për bazë këto reforma në vendet fqinje si Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Rapublika e Serbisë etj që i kanë ekspremintuar dhe në fund kanë rezultuar si të dështuar nga vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtar të fushës së arsimit të jep të mendosh shumë për veprim.
Në historinë e notimit të nxënësve nëpër përiudha të ndryeshme njihen edhe vlerësime të ndryshme si: Vlerësim numerik, vlerësim përshkrues, vlerësim i kombinuar.
Nga këto standard të vlerësuarit apo kritere të vlerësuarit në bashkdyzim me instrumentet vlerësuese që është një gamë e gjërë instrumentash më me rëndësi dhe i pazëvendësueshëm është përgatitja dhe kompetenca e personalitetit njeri apo e atyre që drejtpërdrejt merren me këtë proces kompleks dhe shumë të ndërlikuar.
Secili nga këto lloje vlerësimi ka anët e forta dhe të dobëta, përparësitë dhe rreziqet, mundësitë dhe dështimet, varësisht nga ciklet apo nivelet e klasave ku aplikohet. Edhe në Kosovë ka pas këso vlerësimesh nëpër përiudha kohore të ndryshme dhe lëndë të ndryshme, vështirësitë tek mësimdhënësit dhe nxënëst kanë qenë shumë të pranishme, si përshembull, mosdhënia e vlerësimit kompetent dhe të barabartë të lëndës me vlerësim përshkrues përballë atij numerik.
Një element shumë me rëndësi dhe që i mungon shkollës apo edhe DEK-ave në Kosovë janë kapacitetet mentoruese dhe monitoruese në shkolla dhe DEK-ave Pedagogu, pra njeriu kompetent dhe ekspert i fushës. Këtë ma sforcojnë edhe hulumtimet e nxjerrura nga vendet fqinje, me Kosovën në arsimin e tyre të këtij niveli.
Më poshtë po japim disa fakte nga këto vende fqinje:

• Gjatë vitit 2003 u bënë reforma në sistemin arsimor të ulët në Serbi, ku nga këto reforma u ndryshua mënyra e notimit të nxënsëve të klasëve të para, nga notimi numerik u shndërrua në notimin përshkrues.

Kjo mënyrë e notimit zbatohet edhe në shkollat shqipe në teritorin e komunës së Bujanocit, gjë që sipas pedagogëve nuk është mënyrë e përshatshme, ngase nxënësit e klasëve të para preferojnë që më shumë të notohen me nota numerike. Kështu mendon pedagogu i shkollës “Ali Bektashi” në Nesalc, Xhelal Azizi, i cili thotë se në një farë mënyre nxënësit e klasës së parë mund t’i humbas edhe motivimi, andaj nga ana e mësimdhënësve nevojitet të përshkruhet nota dhe t’i rekomandohet me fjalë të përshtatshme. Një notim i tillë, konsiderohet i vështirë edhe për mësimdhënës. Mustafë Asani mësimdhënës në shkollën “Ali Bektashi” i cili është në vitet e fundi të mësimdhënjes, thotë se, kjo metodë e notimit të nxënsëve, dallon shumë nga ato të më mëhershme. Ai shpjegon se si bëhët përshkrimi i notave në ditar dhe në librezën e notave që vlen vetëm për klasët e para, duke shtuar se notat numerike janë një motiv më i madh i nxënësve

Nga ana tjetër nxënsit kërkojnë që të vlerësohen me nota numerike, gjë që i pëlqen dhe i motivon për të mësuar më shumë. Janë tri kategori të notimit të nxënsve në klasën e parë, nota e dobët përshkruese, shënohet si: nxënsi nuk ka përvetësuar materjalin, nota numerike 2 deri në 3 shënohet: nxënsi ka arritur pjesërisht përmbajtjen programore dhe nota numerike 4 deri në 5 përshkruhet: nxënsi ka arritur plotësisht përmbajtjen programore. Vlen të përmendet se përshkrimi i notave zbatohet vetëm në klasët e para.
Kurse në Maqedoni jepn edhe disa hulumtime dhe rekomandime shtesë që po i ofrojmë si dëshmi.

“Dekadës së fundit ndodhën shumë reforma në sistemin arsimor, një ndër ndryshimet ishte edhe mënyra e vlerësimit të nxënësve. Në shkollat fillore në Republikë e Maqedonisë vlerësimi realizohet në tre lloje dominante edhe atë: Prej klasës së I deri klasën e III nxënësit vlerësohen me vlerësim përshkrues, ndërsa prej klasës së IV deri në klasën e VI me vlerësim të kombinuar dhe prej klasës së VII deri në klasën e IX nxënësit vlerësohen me vlerësim numerik-nota.
Ndryshimi i ligjit solli edhe realizimin i vlerësimit përshkrues, ku arsimtarët hasën vështirësi, ku edhe sot e kësaj ditë ballafaqohen me ngarkesë dhe punë të shumta administrative, ndërsa sa u përket prindërve edhe pse ka kaluar një dekadë ende nuk mund të pranojnë këtë lloj vlerësimi, gjithmonë haset skepticizmi i tyre.
Hulumtimi që u realizua ka pasur qëllim që të vërtetohet, analizohet dhe të pohohet gjendja ekzistuese e vlerësimit përshkrues, mangësitë dhe përparësitë duke përfshirë edhe llojet e vlerësimit edhe atë vlerësimin e kombinuar dhe notimin e arritjeve të nxënësve në shkollat fillore në R. E Maqedonisë dhe në bazë të informatave të fituara të jepen kontribute për përmirësimin e gjendjes,gjegjësisht të eliminohen anët negative dhe të forcohen anët pozitive ose të ryshqyrtohent edhe një herë mënyra e vlerësimit përshkrues nga institucionet përkatëse.
Rezultatet e hulumtimit paraqiten në shkallë të lartë, sfidojnë në përfundimin se në shkollat fillore, nga arsimtarët dhe prindërit nuk preferohet vlerësimi përshkrues por vlerësimi numerik në bazë të kritereve dhe standardeve, sepse është më i lehtë dhe më i preferuar nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, e cila në hulumtimin tonë duke u mbështetur në hipotezën e përgjithshme rezulton dukshëm në pohimin i cili vërtetohet në këtë punim.
Se ekzistojnë dallime në realizimin e vlerësimit përshkrues, numerik dhe vlerësimin e kombinuar, të dhënat tregojnë qartë se vlerësimi përshkrues realizohet me fjalë gjegjësisht, përshkrimet e aktiviteteve të nxënësve sipas qëllimeve dhe të të arriturave, paraqet dukshëm mbingarkesë për mësimdhënësit, lodhje, nuk është i kuptueshëm nga nxënësit, veçanërisht në ciklin e parë apo periudhën e parë të shkollimit fillor (Kl : I-II-III-ta).

Vlerësimi përshkrues nuk është i kënaqshëm dhe nuk përkrahet-preferohet nga pjesa më e madhe e arsimtarëve dhe e prindërve, për arsye se nga përvojat arsimore është punë e ndërlikuar, merr shumë kohë ashtu që ngelën pak kohë për planifikimet tjera profesionale, përgatitjen dhe zbatimin mjeteve tjera mësimore për realizimin më efikas të procesit mësimor.
Por jo vetëm arsimtarët. Vlerësimi përshkrues nuk preferohet edhe nga prindërit bazuar në hulumtimin tonë sepse një numër i prindërve nuk mund t’i dallojnë dhe kuptojnë nivelet e të arriturave të fëmijëve në raste të shpeshta zhgënjehen në informimin me shkrim ( për suksesin e fëmijëve) bazuar në tekst. Ajo që befason më së shumti kur kalojnë në vlerësim të kombinuar (periudhën e gjysëmvjetorit të parë dhe në fund të vitit shkollor për klasën e IV,V dhe VI-të) kur vlerësohen me notim numerik që të kenë pasqyrë më të qartë në bazë të notës.
Nga i gjithë ky hulumtim konkludojmë, se vlerësimi përshkrues nuk është faktor stimulimi për punën e nxënësve edhe kur prezantohet në bazë të shenjave, simboleve të preferuara për motivim, nxitje të cilat si çështje nuk mjaftojnë, nuk japin shumë inkurajim, nuk i plotësojnë kërkesën e dëshirës së nxënësve krahasuar me notimin numerik e cila sikur ka vlerë më objektive tek nxënësit dhe ngrit elanin për punën e mëtutjeshme, por mbi të gjitha vlerësimi numerik do të jetë më i duhuri edhe sipas preferencave të prindërve dhe arsimtarëve duke u mbështetur në kriteret e parapara sipas standardeve.
Më duhet të shkëpues kaq shumë pjesë të këtij hulumtimi për të parë se cilat mund të janë pasojat në këtë fushë, kur kuadrotë e drejtpërdrejta që merren me këtë proces nuk i kemi të përgatitur dhe na mungojnë kapacitet njerëzore nëpër DEK dhe shkolla, ekipet profesionale të cilët nga afër do ta vezhgonin këtë proces shumë kompleksëdhe shumë të rëndësushëm për shoqërinë tonë dhe vendimmarrjen tonë.
Përgjegjësia është e jona si MASHT dhe ekspertëve të vendit për dështimin dhe riparimin e pasojave për një kohë të gjatë në gjeneratën e re.
Opinionet e mia janë të bazuara, pasi jam profesionist dhe kompetent në fushën e arsimit edhe si mësimdhënës edhe si udhëheqës arsimor me shkallë MASTER i udhëheqjes në arsim , Fakulteti I Edukimit në Universitetin “Hasan Prishtina” në Republikën e Kosovës me temën e mbrojtur “Konceptet shtetërore në shkollën Kombëtare në Revistën Pedagogjike 1922-1926”.
Opinioni im është për të ndihmuar në këtë fushë jetike për përmirësim dhe avancim të sistemit tonë arsimor, modelet që i marrim nga vendet e huaja për reforma në arsim të jemi të kujdeshëm dhe me kompetencë të vlerësojmë se çka po marrim.
Më poshtë po japim disa rekomandime të këtij hulumtimi;
• Edhe pse vlerësimi përshkrues është akt i kryer ligjor për realizim në shkollat fillore nëntëvjeçare, ka nevojë për përgatitjen e Rregullores së re për ndryshimin e vlerësimit përshkrues me ndonjë model të përafërt tjetër për ridefinim të mënyrës së interpretimit i cili mund të interpretohet në forma tjera: instrumente, përqindje, alfabetik, shkallën e vlerësimit, me çka lehtësohet puna e arsimtarëve si administrator dhe do të notohen në zhvillimin profesional të tyre, rezultatet e nxënësve, një pasqyrë më të qartë për prindërit për suksesin e fëmijëve të tyre e cila ndihmon në ngritjen e kualitetit të procesit edukativo-arsimor nëpër shkolla.
• Në Republikën e Kosovës duhet të motivohen arsimtarët, stimulohen që në vazhdimësi të përparojnë me ndryshimet që ndodhin.
• Vlerësimi të realizohet me anë të aktiviteteve të shumta mësimore “në kohën e duhur” të siguroj informata kthyese mbi rezultatet e përbashkëta.
• Vlerësimi përshkrues është mjaft i dobishëm për nxënësit, por i rëndë dhe i vështirë për arsimtarët dhe kërkon shumë aktivitete dhe për numrin më të madh të prindërve i pa kuptimtë, prandaj duhet të reduktohet numri i nxënësve në klasa i cili duhet të arriji deri më 15 e jo më shumë, ndërsa sa u përket nga ana e prindërve arsimtarët të kenë bashkëpunim më të madh dhe sqarime më të hollësishme duke filluar nga viti i ri shkollor dhe sqarimin e kritereve dhe standardeve për notim dhe sqarimin e qëllimeve mësimore për çdo lënë mësimore që duhet të arrijnë fëmijët e tyre(sugjerohet që këto qëllime të jepen edhe të printuar nga ana e mësuesve).
• Vlerësimi përshkrues nga ana e arsimtarëve të ketë për qëllim që të dalin anët e forta dhe të evitohen anët e dobëta dhe vështirësitë konkrete që kanë nxënësit në çdo lëndë mësimore.
• Prandaj në praktikë si i tillë vlerësimi përshkrues realizohet në kohën e nevojshme, por më lëshime, ku një numër i arsimtarëve vlerësimin përshkrues e realizojnë si domosdoshmëri ku i përmbahen vetëm kërkesave ligjore, ndërsa shumë pak profesionale çka do të thotë nuk bëjnë aq sa duhet përcjelljen, kontrollimin, vlerësimin e nxënësve. Prandaj janë në disa raste konfuz për plotësim të listave evidentuese, dëftesat të cilat janë në formë modeli të shabllonizuar për kategoritë e nxënësve.
• Arsimtarëve t’u reduktohet puna administrative me qëllim që të kenë më shumë kohë për përgatitjes së punës profesionale.
• Siç e pamë edhe nga hulumtimi një numër madh i prindërve nuk pajtoheshin me vlerësimin përshkrues sepse nuk i kuptojnë shumë qartë listat evidentuese, dëftesat.
• Prindërit duhet të jenë pjesë e veprimtarisë edukative-arsimore, si dhe faktor kryesor në aktivitete dhe jetë dhe punën në shkollë.
• Të realizohen seminare apo trajnime, tribuna, broshura për prindërit në çdo fillim të vitit shkollor për qëllimet e çdo lënde mësimore duke u bazuar në kriteret dhe standardet.
• Vlerësimi përshkrues të realizohet në kontinuitet, shkurt, qartë, e jo në mënyrë të shabllonizuar dhe të zgjeruar.
• Vlerësimi përshkrues që të kuptohet nga nxënësit të futet edhe ai numerik për ciklin e parë të shkollimit, që do të shërbej për stimulim të nxënësve.
Mendojmë se edhe pse ka tendenca të mëdha në përmirësimin e notimit nëpër shkollat, për momentin pritshmëria arrihet me shumë vështirësi.

Hulumtimi është realizuar me qëllim të përgatitjes së punimit të magjistraturës dhe mund të paraqetsë nxitje, shkas për ndonjë hulumtues në të ardhmen për ndryshimet dhe problemet e paraqitura në shkolla të ndryshme, të cilat me disa kufizime në këtë hulumtim mund të motivojnë disa hulumtime të përafërta për sa i përket komponentës së vlerësimit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here