Viktima e dytë nga moti i keq në Shqipëri, vdes elektriçisti që rregullonte defektin

0

Tonin Loci nga Shkodra ishte viktima e parë e motit të keq që “mbërtheu” Shqipërinë për rreth një javë, pasi u u zu poshtë nga streha e karburantit ku punonte, që u shemb nga pesha e dëborës.

Por pas 53-vjeçarit, moti i ashpër ka shkaktuar edhe një tjetër viktimë, këtë herë në Perlat të Mirditës, ku ka ndërruar jetë një punonjës i OST.

Mësohet se Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58 vjeç, ka humbur jetën rrëth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme teksa po punonte për rregullimin e një defekti në linjën e energjisë.

Dyshohet se 58 vjeçari nga Laçi ka pësuar infarkt. Ai ishte pjesë e një ekipi pune që po riparonte defektet e shkaktuara nga moti i keq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here