Video e rrallë: Kur Rrahman Morina i quante shqiptarët “irredentistë”, “nacionalistë”… (VIDEO)

0

Është publikuar një video nga një emision i viteve të 90-ta, emision i drejtpërdrejtë në TVP, ku ishte i pranishëm Rrahman Morina, i cili atëherë ishe në krye të Partisë Komuniste në Kosovë.

Vitet e 90-ta konsiderohen si një periudhë mjaftë e vështirë për popullin e Kosovës.
Në këtë emision,ku shihet edhe gazetarja Dijana Toska, e cila lexon mjaftë pyetje të guximshme të qytetarëve, flitet për situatën e atëhershme, duke u inkuadruar edhe shikuesit.

Në këtë emision shikuesit janë interesuar të dinë se pse masa merren vetëm ndaj popullit shqiptarë, e jo ndaj të tjerëve, kur do të vjen demokracia në Kosovë, vrasja e të rinjëve shqiptarë, pastaj pyetja se pse po pohoni se populli shqiptar është i barabartë me popujt e tjerë të ish Jugosllavisë dhe shumë pyetje të tjera që ishin aktuale në atë kohë.

Për më shumë mund ta shikoni këtë video, ku shihet të përgjigjet edhe Rrahman Morina, i cili shqiptarët i quan nacionalistë, seperatistë e terroristë./KultPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here