Barcelona u duk sikur i humbi të gjitha tri pikët në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos, por dy gola shumë të vonshme nga Ousmane Dembele dhe Luis Suarez bënë që kampioni në fuqi ta përmbysë rezultatin dhe të arrijë fitore 3-2, një fitore e cila e ka gëzuar shumë Arturo Vidalin.

Kiliani, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë, u shpreh i kënaqur pas ndeshjes dhe shpjegoi se katalonasit luftuan me zemër, transmeton Gazeta Express.

“Ishte ndeshje e vështirë. U desh të luftonim me shpirt dhe zemër për t’i marrë tri pikët. Jemi të lumtur sepse fituam dhe u rikthyem në shtëpi me një ndjesi të qetësisë”, tha Vidal.

“U përpoqëm t’i ndreqim gabimet e pjesës së parë dhe e kontrolluam ndeshjen më mirë, por ata gjeten ritmin dhe shënuan për rezultatin 2-1. Por, trajneri i bëri disa ndryshime më pas dhe ne i kërkuam tri pikët e plota, të cilat edhe i morën”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here