15 C
Pristina
E shtunë - 23 Qershor, 2018

Veseli: Kosova do t’u qëndrojë obligimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve të veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara. Do ta ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim, partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA po i jep Kosovës, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here