Vërshojnë tifozët në ‘Twitter’ për Rashicën: “Je Messi i ardhshëm, fëmijët e mi të duan”

0

Milot Rashica po shkëlqen në vitin 2019. Ai ka fituar zemrat e tifozëve të Werderit, por edhe anembanë botës.

Në “Twitter”, shqiptari ka marrë vetëm lavdërime nga fansat.

Milot Rashica ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 4-2 të Werder Bremen ndaj Schalkes, raporton Gazeta Express.

Talenti i Kosovës shënoi fillimisht në minutën e 31’, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas një paraqitje fantastike dhe tentimeve të shumta, sulmuesi i “Dardanëve” u shpërblye dhe gjeti golin edhe në pjesën e dytë, në minutën e 73’, duke shënuar për 3-1 dhe të dytin personal në këtë takim, të pestin në vitin 2019 në Bundesliga, aq sa sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Shqiptari ka marrë lëvdata nga fansat në rrjetet sociale, “Milot, fëmijët e mi të duan, je lojtari më i rëndësishëm i Werderit, je Messi i ardhshëm”, “Milot Rashica, një dhe i vetme”, “Arsenal, transferojeni Milotin”, janë vetëm disa nga postimet e shumta në “Twitter” për 22-vjeçarin.

Kujtojmë se dy golat tjerë për Werderin i shënuan Kruse (51′) me penallti dhe Hanrik (94′).

Schalkes nuk i kanë mjaftuar dy golat e Embolo (26′, 85′) për të shmangur humbjen.

Për dy golat që shënoi,Rashica u vlerësua edhe si lojtari i tretë më i mirë në këtë takim me notën (8.5), pas kapitenit të Werderit, Kruse (9.1) dhe sulmuesit të Schalkes,  Embolo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here