Vendimi i FIFA-s legjitimon racizmin serb

0

Bardhyl Mahmuti

Vendimi i FIFA-s për të ndëshkuar Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Stefan Lishtshenierin me gjobë ka nxitur reagime të ndryshme.

Kënaqësia që na ofruan lojtarët me origjinë shqiptare ka ndikuar që të mobilizohen shqiptarët që të marrin përsipër pagesën e dënimit. Ky solidaritet që shpreh sinqeritetin e njerëzve tanë është për çdo lëvdatë. Mirëpo, në rastin konkret pagesa është tepër e dëmshme. Pse?

Dënimi i lojtarëve që bënë simbolin e shqiponjës dykrenore me neni 57 të Kodit disiplinor të FIFA-s është dënim politik, sepse përmes këtij vendimi, gjesti i futbollisteve cilësohet si “cenim i nderit të personave tjerë”.

Përveç racizmit serb, që nuk mund të durojë asnjë shenjë me të cilën identifikohen shqiptarët, simboli i identitetit tonë kombëtar nuk cenon askënd. Prandaj, pagimi i këtij dënimi është pagesë për këtë vendim antishqiptar që legjitimon racizmin serb.

Ndaj një cilësimi të tillë politik të FIFA-s, duhet të reagojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës dhe nëse do të ketë nevojë do të protestojmë edhe para selisë së FIFA-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here