Vazhdon përplasja mes Metës dhe Ramës

0
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektligji Per regjistrimin, klasifikimin, menyren e perdorimit dhe kontrollin te mjeteve lundruese me motor me tonazh nen 20 NT.

Vetëm pak minuta ka vonuar përgjigja e kryeministrit Edi Rama për Presidentin Ilir Meta, i cili e nisi ditën duke vendosu pikat mbi (i), pasi i kujtoi shefit të qeverisë se “nuk ka fuqi në botë që e shantazhon”.

E teksa Meta në postimin e tij të gjatë në Facebook, i kujtonte Ramës kërcënimin e ish komisarit të Antidrogës, Dritan Zagani, presionet mbi median e gjyqtarët, fshehjen e dhunimit të Xhisiela Malokut e falsifikimin e tenderave, Rama ironizon Presidentin, duke kërkuar që të mos merret seriozisht.l

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes!”, shkruan kryeministri në Tëitter.

E si për të kujtuar që kjo përplasje e ashpër “brirësh” me Kreun e Shtetit vjen prej mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Rama thotë se “i çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here