Vaterpollistët serbë ikin nga Spliti i Kroacisë, thonë se u sulmuan në një kafiteri

0

Edhe afro 30 vjet pas luftës mes Kroacisë dhe Serbisë rapoprtet mes këtyre dy popujve nuk janë shtensionuar. Incidente ndodhin në shumë fusha mes tyre apo edhe inskenohen.

Mediat serbe por edhe kroate kanë raportuar sot për një incident në Split të Kroacisë, Vaterpollistët e Cërvena Zvezdës së Beogradit sipas këtyre raportimeve janë sulmuar në një kafiteri në Split të Kroacisë, raporton B 92.

Sipas raportit të këtij mediumi 4 të rinj me fanela të C. Zvezdës ishin ulur në kafiteri në Split dhe pas sulmit ata kanë marrë ikën, ndërkohë që njëri nga ata i frikësuar ka kërcyer në deti.

Policia e Splitit ka njoftuar se kur ka aritur në vendin e ngjarjes nuk i ka gjetur sulmuesit, ndërsa ajo e ka ndihmuar personin i cili ka kërcyer ne deti duke e dërguar në hotel, ka njoftuar portali kroat Index.hr.

Presidenti i Lidhjes së Vaterpollos, Viktor Jeleniq ka thënë se të sulmuar kanë qenë Dushan Vasiq dhe Millosh Maksimoviq si dhe portieri Aleksandër Kral i cili është ai që ka kërcyer në deti.

Vaterpollistët e Cërvena Zvezdës janë kthyer me këtë rast në Beograd duke prolonguar kështu ndeshjen e gjiros së 13-të të Ligës Rajonale të Trigllavit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here