Valon Berisha, “Lojtari i Vitit” i Kosovës për vitin 2017

0

Valon Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2017.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Valon Berisha ka kaluar një sezon fantastik me skuadrën e tij Red Bull Salzbourg, teksa vazhdoi me paraqitje të mira për Kombëtares e Kosovës.

Konkurrent kryesor Valoni e kishte Amir Rrahmanin, shokun e tij të ekipit përfaqësues – që aktivizohet në Kroaci te Dinamo Zagreb.

“Faleminderit për këtë çmim, ndihem i nderuar. Urime të tjerëve që kanë fitu më të mirat gjithëve edhe në vitin 2018”, deklaroi Valon Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here