Valon Behrami njofton largimin nga kombëtarja e Zvicrës

0

Pas një Botërori si Rusi 2018, ku ishte protagonist në mesfushë me Zvicrën, duke sfumuar Neymar në përballjen me Brazilin, mesfushori me origjinë shqiptare, Valon Behrami, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja helvete.

Në moshën 33-vjeçare Behrami i jep lamtumirën ekipit kombëtar të Zvicrës pas 83 paraqitjeve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në Instagram ku shkruan: “Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”.

Behrami ka qenë pjesë e Zvicrës në disa kompeticione madhore teksa me pjesëmarrjen në Rusi 2018 ai u bë lojtari i parë zviceran që aktivizohet në 4 Kupa Bote radhazi.

Valon Behrami (i lindur më 19 prill 1985) aktualisht luan si mesfushor për Udinesen. Klubet e tij të mëparshme kanë qenë Stabio, Chiasso, Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli dhe Watford.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here