Vajza që i fali veshkën Selena Gomezit, Raisa: Ishim pranë vdekjes që të dyja gjatë operacionit

0

Mikesha më e mirë e Selena Gomez dhe donatorja e veshkës, Franca Raisa ka zbuluar se këngëtarja “mund të kishte vdekur” për shkak të komplikimeve pas operacionit të transplantimit.

Raisa ia dhuroi organin Gomezit, e cila vitin e kaluar vuajti nga lupusi.

Aktorja, e cila luan në ish-komedinë televizive amerikane Grown, i tha revistës W se “rimëkëmbja ishte e vështirë … Selena kishte një komplikacion. Gjithashtu, disa orë pas operacionit tonë u zgjova dhe kisha një tekst prej saj që tha “Jam shumë e frikësuar”.

“Veshka ime ishte shumë aktive dhe kur hyri në funksion, më theu një arterie. Ata është dashur të kryenin një intervenim kirurgjik dhe morën një venë nga këmbët që të më ndërtonin një arterie të re për ta mbajtur veshkën”, tha Raisa.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here