Ushtria pakistaneze liroi një familje, pas 5 viteve pengmarrje nga talibanët

0

Ushtarët pakistanezë e kanë liruar sot një familje pesë-anëtarëshe nga Amerika Veriore i cili po mbahej peng nga talibanët afganë.

Kanadezi Joshua Boyle dhe bashkëshortja e tij Caitlan Coleman u rrëmbyen në vitin 2012 teksa po e vizitonin Afganistanin. Ata sollën në jetë tre fëmijë derisa ishin peng i talibanëve, transmeton Express.

Ata u shpëtuan pas një informate që ushtria pakistaneze mori nga SHBA-ja gjatë një operacioni afër kufirit afgan, njofton ushtria pakistaneze.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ky është një moment pozitiv për marrëdhëniet SHBA-Pakistan.

“Zonja Coleman lindi tre fëmijë gjatë kohës sa çifti u mbajt peng”, ka thënë Trump në një komunikatë, duke shtuar “Sot, ata janë të lirë”.

Ushtria pakistaneze ka thënë se agjencitë amerikane të inteligjencës e kanë gjurmuar këtë familje në Afganistan dhe raportuan se më 11 tetor ata ishin zhvendosur përgjatë kufirit në distriktin fisnor të Pakistanit, Kurram.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here