Usain Bolt do ta përkrahë Argjentinën gjatë Botërorit Rusia 2018, atleti i madh olimpik beson që Lionel Messi mund ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit, transmeton Gazeta Express.

Argjentina konsiderohet favorit për ta fituar titullin, edhe pse kishte vështirësi në ndeshjet kualifikuese.

Bolt të martën tha se do ta përkrahë Messin dhe bashkëlojtarët e tij. Argjentina është në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

“Unë jam adhurues i Argjentinës”, tha 8 herë kampioni i Olimpiadës.

“Mendoj që kemi një mundësi të mirë nëse luajmë mirë, pastaj do kemi një mundësi të shkojmë në finale dhe ta fitojmë”, shtoi Usain Bolt

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here