Unë jam Ylfete Humolli

0

Afërdita Saraqini-Kelmendi

Maj , 1990
Ekipi i Radio Prishtines ne Festivalin tradicional te Radiove qe po mbahej ne Oher! Te gjithe ishim aty nga te gjitha radiot e qendrave te Jugosllavise se atehershme! Ende pa u shperbe! Tensionet ishin ne maksimum! Serbia tashme po bente luften e madhe edhe ne planin propagandistik! 
Une po perfaqesoja Radio Prishtinen me dokumentarin 60 minutesh me titull “ Edhe kuajt vdesin apo jo”! Kishte te beje me ndotjen e ambientit ne Mitrovice dhe rrethine. Ndotja e ambientit nga Fafosi, po merrte tagrin! Foshnjet po lindnin me sasi te madhe plumbi ne organizem! Kisha punuar 6 muaj panderprere ne kete dokumentar! Me eksperte te fushave te ndryshme vendor e nderkombetar! Te dhenat ishin tmerruese! 
Dokumentari perfundon me plakun 82 vjeç nga Kçiku i Madh i cili vajton kalin qe i kishte vdekur si pasoje e ndotjes se terfojes nga plumbi!
Isha e ulur ne panelin 8 antaresh derisa po e degjonim dokumentarin. Salla ishte perplot! Pas perfundimit, qetesi! Çohet ne kembe nje redaktor i Radio Zagrebit dhe me pyet: Aferdita, si do ta titulloje ndryshe kete dokumentar?
Pergjigja ime shkurt: Gjenocid ekologjik ne Mitrovice dhe rrethine!
Serish qetesi! Pernjehere reagon njeriu qe ishte ulur prane meje! 
Me thot se jam teper e ashper! I them : mire eshte ta mbyllesh gojen perpara deshmive te eksperteve! 
Ishte Miroslav Lazanski! Komentatori dhe gazetari ushtarak nga Serbia! Sa po ia kisha lexuar shkrimin e botuar me titull “Terrorizmi te grate shqiptare” !
Floket me ishin ngrite perpjete! 
Ky njeri po bente propagande te eger deri edhe kunder grave ne Kosove! 
E kisha shtrenguar veten qe te permbahem dhe mos te reagoj ngase shkrimi i tij nuk ishte teme diskutimi ne kete panel! 
Nuk kaloi shume dhe vazhduam te degjojme emisionet e tjera ne konkurence! 
Dokumentari i rradhes ishte i Radio Beogradit! 
Befasisht, titulli i njejte i emisionit ! 
“ Terrorizmi te grate shqiptare” ! 
Derisa po e degjonim kete dokumentar te sajuar plotesisht ne insinuata dhe fakte te paqedrueshme , degjoj emrin e Ylfete Humollit, 16 vjeçares, te vrare nga policia serbe ne sy te kamerave te botes! Nuk mund te besoja vesheve derisa ajo po merrej si shembull per terrorizem! 
Nuk mund te permbahesha me! U ngrita ne kembe dhe po kerkoja qe autorja e emisionit te paraqitet! E thirra njehere, e thirra dy here, tri here! Nuk po lajmerohej! E dija se eshte ne salle! 
Atehere, i ngrita dy duart lart, i ngrita gishtat ne forme te V dhe vazhdova! “ Une jam Ylfete Humolli” Vajza qe u vra duke i ngritur lart nga dy gishta per te kerkuar demokraci! Nese kjo eshte terrorizem atehere edhe une jam e tille! Ju te mjere qe s ‘ keni guximin per te folur kunder kesaj do ta pesoni me rradhe! 
Dola nga salla, ndersa menjehere u nderpre degjimi i metejme i emisioneve! Menjehere pas meje dolen gazetaret kroate, te pasuar nga ata sllovene dhe per befasine time edhe kolegu maqedon! 
Rezistenca e gazetareve te RTP karshi propagandes se madhe te RTS nuk po prante! Nuk kaloi shume dhe vetem pas me shume se nje muaj do te fillonte rezistenca e madhe e gazetareve te Radiotelevizionit te Prishtines kunder propagandes duke shprehur padugjeshmeri dhe deri ne perjashtim nga puna! Edhe ate brenda dites! 1300 punetoret e ketij mediumi iu bashkangjiten rezistences shumvjeçare ne forma te ndryshme! 
Mirepo, ky eshte tregim tjeter i cili nuk do te mbetet pa u shkruar!
Kete shkrim ia dedikoj asaj vogelusheje e cila pa pike faji u vra ne diten e sotme te vitit 1990 ! 
Sot ajo do te ishte 45 vjeçe! 
Mirepo une ende ia kujtoj fytyren e njome! 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here