U fut në fushë me pistoletë në brez, mandat arresti për presidentin e PAOK-ut

0

Policia greke ka lëshuar këtë të hënë një mandat arresti për presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis, pas incidenteve që shkaktoi gjatë ndeshjes derbi me AEK-un e Selanikut, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar.

Gjithashti madatet e arrestit janë lëshuar edhe për katër përsona të tjerë, me shumë mundësi truprojat e tij, që e shoqëronin kur pushtoi fushën.

Zëvendësministri grek i Kulturës dhe Sportit, Yorgos Vassiliadis, ka dalë në një konferencë për shtyp shumë i alarmuar dhe ka thënë se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n për të marrë një vendim shumë të vështirë, që mund të jetë për ndërprerjen e kampionatin.

“Ajo që pamë është një sulm ndja futbollit grek. Dëmton klubin dhe tifozët e kësaj skuadre. Kur dikush zbret në fushë me pistoletë në brez bën një provokim të papranueshëm,” – deklaroi Ministri i Brendshëm i Greqisë, Panos Skurletis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here