Turqia synon në popullaritetin ndërkombëtarë të filmave krahas serialeve

0

Kinematografia e Turqisë do të duhet të vë theksin në rritjen e popullaritetit ndërkombëtar të shfaqjeve të saj televizive, thotë Osman Sinav, regjisori dhe skenaristi më eminent turk.

Aktualisht, telenovelat dhe dramat televizive turke kanë një auditor shumëmilionësh në Lindjen e Mesme, Amerikën e Jugut dhe në Ballkan.

Osman Sinav, etiketa e të cilit qëndron në filmat Kurtlar Vadisi (Lugina e Ujqve) tha se Turqia ka një traditë të thellë kinematografike e cila në masë të madhe ka dështuar të depërtojë përtej kufijve.

“Për ne, secila ditë dhe çdo gjë ka të bëjë me kinemanë”, tha Sinav për Anadolu Agency (AA).

“Kemi rrënjët më të thela në kulturën e kinemasë prandaj duhet patjetër që këtë ta transferojmë në skenën ndërkombëtare”, thotë ai.

Sinav, i cili këtë javë mori një çmim nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Antalia, shkroi Kurtlar Vadisin, i cili tregon historinë e përpjekjeve të një agjentit turk për t’u infiltruar në strukturat e krimit të organizuar.

Seriali ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë një hit i vërtetë në shtetet që nuk kanë ndonjë ngjashmëri mes vete, siç janë Kili dhe Bullgaria, ndërsa në të janë shfaqur emrat e famshëm e Hollywoodit Andy Garcia dhe Sharon Stone.

Megjithatë, filmat tjerë nuk arritën famën e paraardhësve të tyre siç janë Kurtlar Vadisi, Muhtesem Yuzyil (Shekulli i Madhërishëm), Ezel dhe Fatmagul’un Sucu Ne? (Cili është faji i Fatmagulit?).

“Për të arritur një sukses, secili që është në kinematografi do të duhet të bëjë punën që i takon”, thotë Sinav.

Ai dukej optimist nga shkaku siç tha, grupit të aktorëve të rinj të talentuar që ka Turqia.

Investimi tek të rinjtë

Sipas “Screen International”, rritja e industrisë televizive turke në nivel global ka bërë që të ardhurat e eksportit gjatë vitit 2017 të arrijnë 350 milionë dollarë.

“Dy vjet më parë, eksportet televizive turke kishin vlerën prej 250 milionë dollarë”, deklaroi Yusuf Gursoy, president i Unionit Profesional të Radios dhe Televizionit.

Në një prononcim të tij për AA ai tha se industria synon që deri në vitin 2023, Turqia të arkëtoj një miliard dollarë.

Në një përpjekje për të ndihmuar kinemanë turke, qeveria vitin e kaluar dha 30 milionë lira turke (8.8 milionë dollarë) për 200 projekte filmash, ndërkohë që për këtë vit, siç thotë Unioni i Producentëve Profesional Filmik kjo shumë do të dyfishohet.

Disa filma në gjuhën turke, tashmë kanë tejkaluar një audiencë ndërkombëtare, siç është Yasamin Kiyisinda (The Edge of Heaven) nga viti 2007, i cili mori skenarin më të mirë në Kanë.

Filmi “Ball” (Mjalti) i Semih Kaplanoglu u nderua me çmimin “Ariu i Artë” në festivalin e filmti në Berlin në vitin 2010, ndërsa filmi Kis Uykusu (Gjumi Dimëror) fitoi Palmën e Artë në vitin 2014.

“Producentët filmik duhet të bëjnë filma të mirë”, thotë regjisori palestinez Elia Suleiman, i cili ishte pjesë e jurisë në festivalin e filmit në Antalia.

“Nëse prodhoni filma të mirë, të njëjtit do të tejkalojnë kufijtë”, thotë ai.

“Gjuha e filmave shumë të mirë nuk duhet të jetë vetëm artistike, por edhe politike. Nëse gjuha e filmave është e keqe, ata do të dështojnë në çdo gjë që përpiqen të tregojnë”, tha Sulejman për të shtuar se investimi në prodhuesit e rinj të filmit turk do të ndihmojë në masë të madhe që të përmirësojnë filmat e tyre dhe të arrijnë sukses ndërkombëtar”.

Festivali i 54-të Ndërkombëtar i Filmit në Antalia, zgjat deri më 27 tetor, gjatë të cilit do të shfaqen më shumë se 30 filma.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here