Tsipras: Zemërim i justifikueshëm i grekëve, Rama: Nuk luftojmë me arkëmorte

0

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka folur pas ceremonisë mortore në Bularat, ku u përcoll për në banesën e fundit Kostandinos Kacifa.

Në një intevistë për mediat greke, Tsipras e quajti një ditë zie këtë të sotmen.

Për ngjarjen, ai është shprehur se nuk duhet të ndikojë aspak në përpjekjet e vendeve për të përmirësuar marrëdhëniet.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri. Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas varrimit të ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në “Facebook”, i cili i kërkon Ramës që të ndërhyjë shteti shqiptar para provokimit të ekstremistëve grekë. Rama thotë se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh.

Reagimi në Facebook-un e Ramës

Komentuesi: Nderhy zoti Rama. Të lutem, sepse u fëlliqëm si shtet, vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikërisht ajo që disave këtu u duket gabimisht si dobësi. Shteti ynë s’lufton as me arkëmorte dhe as me provokatorë varrimesh. Kush erdhi për të provokuar, hyri, turpëroi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, po të duash vendin e gjuhën tënde. Dhe zotrote mos e përdor termin “greku”, se është po kaq e neveritshme sa kur të pagdhendurit në anën tjetër, thonë “shqiptari”! Minoriteti grek, njerëzit e mirë të minoritetit e të Bularatit, nuk janë “greku”, po janë qytetarë të respektuar e të pazëvendësueshëm të Shqiperisë.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqipëria nuk “flliqet” nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qenie të mjera që përdhosin të vdekurin që medemek respektojnë dhe ulin dinjitetin e flamurit të kombit te tyre – një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend, ku shqiptarët kanë gjetur strehë, njësoj siç kane gjetur grekët strehë tek ne dhe që edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin të ketë derrat e gomerët e vet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here