Trump dërgon më shumë aeroplanë në Korenë e Jugut

0

 

Dy bombardues B-1B të SHBA-ve u bashkuan me “lojërat e luftës” në Korenë e Jugut, mes paralajmërimeve nga Koreja e Veriut se shpërthimi i luftës është “një fakt i vërtetuar”. Ushtrimi vjetor vjen një javë pasi Koreja e Veriut ka testuar deri tani projektin e saj më të fuqishëm të raketave balistike (ICBM), të afta për të arritur në SHBA.

Trajnimet luftarake ajrore janë në ditën e tyre të fundit dhe aty janë angazhuar 230 avionë duke përfshirë një gamë të avionëve luftarakë më të përparuar të ushtrisë amerikane.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Veriut, duke folur në emër të diktatorit Kim Jong-un, fajësoi stërvitjet duke thënë se ato po e bëjnë luftën të pashmangshme.

“Pyetja e mbetur tani është: kur do të fillojë lufta?”, citohet të ketë thënë zëdhënësi në një deklaratë të transmetuar agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut të KCNA.

“Ne nuk duam luftë por nuk do të fshihemi prej saj”, citohet të ketë shtuar më tej ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here