Trajkoviç: Amerika po bie, Serbia do ta kthejë Kosovën për dy vite falë Putinit

0

Këshilltari i dikurshëm i Slobodan Milosevicit, Zvonimir Trajkovic thotë që Serbia do ta kthej Kosovën dhe të ‘gjitha territoret e rrëmbyera’.

“Amerika si perandori e madhe është drejt fundosjes. Ky është një proces i pandalshëm. Sikur që është i pandalshëm përparimi i Kinës, Rusisë, Indisë … Serbia do të jetë më palën fituese dhe pikërisht për këtë do t`i kthej territoret e veta”, ka thënë Trajkovic, transmeton gazetametro.net

Duke u përgjigjur për pyetjen se a është  e mundur kjo sot, ai u përgjigj:

‘Nëse fillon sot atëherë kjo është e pamundur, por për dy vite kjo do të ndodh’.

Vetëm 4 muaj para zgjedhjeve në Rusi ai paralajmëron edhe një fitore për Putinin.

‘Ai është shumë i kujdesshëm sepse prapë është duke filluar kampanjën. Por kur Putinin do t’i fitoj prapë zgjedhjet në mars, gjatë 6 viteve tjera do të shihet çka do të ndodhë. Pastaj për herë të parë do të ndjejmë se çka do të thotë presioni edhe për Lindjen. Ata do të na respektojnë, ata do të bisedojnë me ne, por nëse jemi kokëfortë ata do të thonë: – Epo, zotërinj, kjo duhet të jetë. Edhe atë duhet ta bëjmë. Sepse siç po na bëjnë presion Perëndimi, do të na bëjnë edhe këta’, është shprehur Trajkobic.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here