Tiranë: Ekonomiku në “shtetrrethim”, polici grushton studentin

0

Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë është vendosur në “shtetrrethim” këtë të premte, me mbi 10 automjete (patrulla) të Policisë së Shtetit që janë stacionuar jashtë dyerve të godinës dhe dhjetëra efektivë që kanë hyrë tashmë brenda.

Në një video të postuar në Facebook nga studenti dhe gazetari Renaldo Salianji shihet qartë prezenca e shtuar e forcave të rendit në këtë institucion të arsimit publik.

Gjatë tentativës për të shuar protestën e disa studentëve që qëndruan të “ngujuar” edhe gjatë natës në fakultet, policia është përplasur me të rinjtë edhe fizikisht.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të disa skenave të dhunës brenda “Ekonomikut”, por më flagranti është ai i një efektivi të Policisë së Shtetit që grushton didsa herë në fytyrë e trup një student dhe në fund e fyen duke ju drejtuar me fjalët: “Pederast muti”.

Ndërkohë studentët të revoltuar pas ndërhyrjes me dhunë të policisë janë shprehur se i kanë kapur prej fyti ose goditur në vend që t’i mbrojnë.

Ata gjithashtu theksojnë se për kauzën e tyre do të lufotjnë deri në fund.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here