“Time”, ka shpallur “personazhe të vitit” gratë të cilat denoncuan abuzimet seksuale

0

Revista prestigjioze “Time”, ka shpallur si “personazhe të vitit” gratë të cilat denoncuan abuzimet seksuale e që u bë një nga temat më të diskutueshme në SHBA.

Lëvizja e quajtur “#metoo”  lindi fillimisht kundër producentit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, për t’u zgjeruar më pas në një fushatë që përfshiu emra të tjerë të njohur, si aktori Kevin Spacey, komediani Luis C. K., e shumë të tjerë.

“Denoncueset nisën një revolucion të refuzimit, duke fituar fuqi çdo ditë e më shumë, e gjatë dy muajve të fundit, zemërimi i tyre kolektiv prodhoi rezultate tronditëse. Gati çdo ditë, drejtues ekzekutivë, manjatë apo yje të spektaklit janë shkarkuar nga puna të turpëruar. Në disa raste janë ngritur akuza kriminale”, pohon revista prestigjioze, që e cilëson këtë si lëvizjen sociale të përhapur më shpejt në dekada.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here