15 C
Pristina
E enjte - 18 Tetor, 2018

Thaçi, gazetarëve bullgarë: Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte ndihmë edhe për Serbinë

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e përdorë veton e saj për anëtarësim në OKB.

Thaçi këto komente i ka bërë pas takimit me Kryeministrin bullgar Boyko Borissov i cili po qëndron në Prishtinë, në cilësinë e kryesuesit të BE-së.

Thaçi është pyetur nga gazetarët bullgarë nëse  Kosova do t’i bashkohet BE’së dhe SHBA’së për sanksione ndaj Rusisë.

“Kosova është pjesë e qëndrimit të BE’se dhe SHBA’se . Natyrisht se ne duam dhe punojmë që Rusia ta njohë Kosovën si shtet te pavarur dhe sovran. Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte ndihmë edhe për Serbinë. Neve nuk ka pengon raporti Serbi –Rusi. Ne duam të kemi raporte normale me Rusinë. Nuk jemi armik i asnjë shteti në botë …” ka thënë Thaçi.

Sipas presidentit Thaçi, kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka sjellë një unitet të vendeve të rajonit.

“Bullgaria ka qenë model i integrimit të shpejtë ne Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

“Edhe pas takimit që kam pasur me Hahn (Komisioner evropian për zgjerim Johannes Hahn) dhe Mogherini (Shefe e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini), kam parë që Kosova është duke ecur në hapa të shpejtë përpara dhe drejt integrimit”, tha Thaçi.

Kryeministri bullgar i cili po qëndron sot në Kosovë për një vizitë zyrtare është dekoruar për kontributin e dhënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, përveç takimit me Thaçin, Borissov do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here