Ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ka folur për dy lojtarët më të mirë në botë në dekadat e fundit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke e treguar një dallim kyç mes tyre.

Messi dhe Ronaldo kanë fituar tituj të mëdhenj me bollëk në dekadën e fundit, personalë dhe ekiporë, duke i lënë gojëhapur adhuruesit e futbollit në gjithë botën, transmeton Express.

Ata e kanë fituar Topin e Artë nga pesë herë secili në 10 vitet e fundit, duke e nxitur një debat të përjetshëm se cili është më i mirë.

Tevez ka tentuar ta zgjidhë këtë debat me disa komente të bëra të martën, duke thënë se ai e sheh vetëm një dallim mes Messit dhe Ronaldos.

“Kurrë nuk e kam parë Messin në palestër. Kurrë nuk e kam parë Messin duke stërvitur si ta ndalë topin apo ushtrime të tilla. Për të gjithçka vjen natyrshëm, megjithëse penalltitë i ka ushtruar. Në fillim nuk i gjuante, por tani i gjuan vazhdimisht në qoshe”, tha ai.

“Ndërsa, Cristiano gjithmonë ndalej në palestër pas stërvitjeve. E kishte fiksim, dhe për të qenë më i miri në çdo aspekt, ai gjithmonë vinte i pari. Kur kishin stërvitje në nëntë të mëngjesit, unë shkoja në tetë por e gjeja Ronaldon aty. Edhe nëse shkoja në 7:30, prapë e gjeja aty”, tregoi ai,

“Fillova ta pyes veten: ‘Si ta heq qafe këtë njeri?’ Një ditë, shkova në stërvitje në gjashtë të mëngjesit, por ai ishte aty! I përgjumshëm, por ishte aty”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here