Termocentrali “Kosova e Re” projekt vetëm në letër. Kosova s’ka para për ndërtimin e tij

0

Ndërtimi i termocentralit të ri “ Kosova e Re”, po zvarritet për kohë të gjatë. Kostoja e ndërtimit të tij është mjaft e lartë dhe kap shumën në rreth një miliard euro, shumë kjo e cila nuk po arrihet që të sigurohet.

Njohës të çështjeve ekonomike thonë se ndonëse Kosova nuk ka fonde për ta ndërtuar këtë termocentral, ajo ka kapacitete për të thithur fonde nga vendet e BE-së.

Një miliard euro do të kushtojë ndërtimi i termocentralit të ri “Kosova e Re”, që tash e sa kohë ka mbetur projekt vetëm në letra, raporton RTK. Ndonëse financimi i këtij projekti gjigant energjetik, ende nuk është siguruar, studimet rreth këtij projekti kanë përfunduar dhe se tashmë është duke u studiuar vetëm aspekti social dhe mjedisor që pritet të përfundojnë në dhjetor. Këtë muaj, do të nënshkruhet një marrëveshje komerciale që do t’i hapë rrugën ofertave tenderuese.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se kompani të huaja nga vendet e BE-së që janë të interesuara për të investuar në këtë drejtim, gjë që i konvenon Kosovës, pasi do të mund t’i blejnë pajisjet në ato vende dhe do të mund ta siguronin financimin.

“Do të tentojmë që financimin ta bëjmë nga ato shtete që ne i marrim pajisjet, përmes agjencive eksportuese kreditore që mund të financojnë nëse i blejmë pajisjet tek ato vende, dhe ky është qëllimi ynë pasi financimi është problemi ynë kryesor, pasi e dimë që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që në vitin 2018 me strategji e ka paraparë që nuk do ta financojnë asnjë projekt me thëngjill. Do të thotë do të hiqet si mundësi e financimit”, tha ai.

Kostoja e lartë e ndërtimit të termocentralit të ri, po shihet si problem edhe për njohësit e ekonomisë. Por sipas Fadil Osmanit, ndonëse Kosova nuk ka mundësi ta financojë ndërtimin e këtij gjiganti energjetik, financimin Kosova do të mund ta siguronte nga Bashkimi Evropian, që vetëm për sektorin energjetik e ka të ndarë një fond prej 23 miliardë eurosh për shtetet e BE-së.

Dihet që Kosova nuk është në BE, por sipas Osmanit, kjo do të mund të bëhej përmes kredive.

“Kosova nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme, burimet e mjaftueshme financiare për të ndërtuar termocentralin e ri, por kjo nuk do të thotë që Kosova nuk ka mundësi t’i gjejë burimet financiare për ta ndërtuar këtë termocentral duke iu përshtatur edhe nivelit të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, që ka filluar në vitin 2014, ka pësuar disa herë ndryshime. Në fillim, ky termocentral parashihej të kishte kapacitet prej dy mijë MGV-ësh, ndërsa së fundmi është vendosur që kapaciteti të jetë më i ulet për vetëm 500 MGV, që konsiderohet se do të jetë e mjaftueshme për nevojat energjetike që ka Kosova.

Me ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e re”, pritet të mbyllet termocentrali tjetër, Kosova A, gjë që dukshëm Kosova do të këtë stabilizim të furnizimit me energji elektrike, por edhe do të ndikojë ne përmirësimin e dukshëm të ambientit që na rrethon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here