Të premten ora e parë e mësimit, në shkollat e Kosovës, i kushtohet pavarësisë së Kosovës

0

Të premten nxënësit në të gjithë Kosovën orën e parë do t’ia kushtojnë 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marr këtë vendim ku në orën e parë të mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Kosovës.

“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të premten, 16 shkurt 2018, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, njofton kumtesa.

Më 17 shkurt, Kosova do të festojë 10 vjetorin e pavarësisë dhe deri më tash institucionet shtetërore janë përgatitur për festë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here