Të gjithë po flasin për veprimin e Miss Michigan në Amerikë

0

Tani misset jo vetëm të bukura, por edhe të mençura.

Miss Michigan gjatë prezantimit për kompeticionin ku përzgjidhet femra më e bukur në Amerikë, ka bërë një gjë që ka marrë vëmendjen e botës.

Emily Sioma ka thënë: “Nga shteti me 84 përqind të ujit të pijshëm në Amerikë, por asnjë nga vendasit nuk mund ta pijnë, unë jam Miss Michigan Emily Sioma.”

Ajo e ka thënë këtë gjë në tentimin për t’i kujtuar botës se vendi Flint në Michian ende po përballet me krizën e ujit.

Në vitin 2014, qyteti Flint ka ndërruar burimin e ujit në mënyrë që të shkurtojnë shpenzimet, me ç’ rast i ka vënë vendasit në rrezik të madh për helmim.

Tani, katër vite më vonë, uji është ende jo i sigurt për ta pirë

Njerëzit në rrjetet sociale po i thurin lavda Siomas, për aktivizmin dhe gatshmërinë për ta përdorur këtë platformë për të folur për çështje kritike

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here