“Të dashur mësues, mos i detyroni fëmijët të shkruajnë se si e kanë kaluar verën”

0
A sad young school girl sits on her suitcase in the parking lot, Johannesburg, South Africa

Te dashur/a mesues/e,
Javen e ardhshme kur ato fytyra te embla te vijne ne klasen tuaj per here te pare dhe ju deshironi te ju jepni detyren e zakonshme “Si i keni kaluar pushimet verore”, ju lutem konsideroni nje femije, familja e te cilit/ciles nuk ka pasur mundesi te shkoje per pushime. Nje femije tjeter qe eshte dashur te kujdeset per vellaun/motren me te vogel, sepse vellau/motra i/e saj/tij me i/e madh/e ka fjetur gjithe diten. Nje femije qe i eshte dashur te rrije poshte batanijes deri ne oren 2 pas mesnate duke dashur t’i ik britmave dhe fyerjeve. Nje femije qe po shikon per te ngrene dhe per te mbushur barkun, pasiqe sandwichi ka qene ushqimi i/e tij/saj gjate tere veres ose qe nuk ka ngrene asgje dhe e ka kaluar tere veren duke kerkuar ushqim per veten. Femija qe po vesh rrobat e vitit te kaluar, sepse familja nuk ka pasur mundesi t’i bleje rroba te reja.

Ka femije qe druhen ne diten e pare te shkolles sepse nuk kane nje pergjigje te mire per pytjen se si e kane kaluar dhe cfare kane bere gjate veres, sepse ndoshta ajo qe ata kane bere ka qene vec mbijetesa.
Andaj ju lutem konsiderojeni nje pyetje tjeter, psh “Cfare do te bej kete vit te ri shkollor”.
Por, ju lutem shume mos i detyroni te shkruajne nje paragraf per te ju treguar se si e kane kaluar veren.
Mjerisht per shume femije, pjesa me e bukur eshte qe vera ka mbaruar.

Aaron Baker / Përktheu Gentrita Nuka

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here