Igli Tare, i cili është drejtor sportiv te Lazio, gjatë prezantimit të përforcimeve të reja ka folur edhe për dy futbollistët shqiptarë, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Tare ka lavdëruar mesfushorin e Kosovës. “Për mua është një kënaqësi e madhe të prezantoj Berishën. Nuk e kam fshehur admirimin tim për të. Ka diçka që prezanton shpirtin e klubit tonë. Ai është një luftëtar, një lojtar që nuk dorëzohet kurrë. Jam vërtet shumë i lumtur që ka ardhur te Lazio. Mendoj dhe besoj se do ta nderojë këtë fanellë”, është shprehur Tare në konferencën për media, përcjell albinfo.ch.

Valon Berisha në Lazio ka marrë numrin 7. Ai foli edhe për Durmishin. “E kemi ndjekur prej 3-4 vjetësh. Kur erdhi mundësia për ta mbyllur marrëveshjen, nuk hezitova. Durmishi ka karakteristikat e duhura për modulin tonë të lojës. Ka nevojë për kohë që të hyjë në mekanizmat e skuadrës, por jam i bindur se do të jetë i vlefshëm për Lazion”, theksoi Tare.

Valon Berisha është transferuar nga Salzburg, derisa Riza Durmishi nga Betisi. Pjesë e Lazios është edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here