Sulmohet reperi që e pat rrahur Feron

0

Në mars të këtij viti reperi Fero është sulmuar nga disa persona.

E një nga sulmuesit që e ka pranuar këtë gjë publikisht, është reperi Ligrit Uka.Siç raporton lajmi.net reperi i njohur sot është sulmuar nga disa persona dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

 

Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk janë kapur sulmuesit e reperit 20-vjeçar, Ligrit Uka, i cili u sulmua sot në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është raportuar në Polici sot rreth orës 12:00. Policia po ashtu ka thënë se reperi 20-vjeçar ka pranuar sot trajtim mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore që ka marrë nga sulmi.“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. Reperi Uka ishte përfshirë në rrahjen e reperit Feronit Shabani nga Gjilani, në marsin e këtij viti. Ai, bashkë me tre persona të tjerë, e patën sulmuar reperin e njohur me nofkën “Fero” gjatë mesnatës së 21 marsit në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here