“Stupcat” lajmërohen nga Australia, e braktisin përfundimisht…

0

Me batutat e tyre, ata janë bërë ndër aktorët më të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për “Stupcat” të cilët gjithmonë me projektet e tyre bëjnë fansat për të qeshur, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi treshja e njohur, Vedati, Osmani e Mensuri kanë udhëtuar drej Australisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Vedati përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Por, ajo që bie në sy është se “Stupcat” përmes këtij postimi kanë bërë të ditur se e kanë braktisur përfundimisht duhanin për shkak të çmimit të lartë që ka në Australi.

“Ju përshëndesim nga Gold Coast Australia e lam duhanin se 38$ ni paket”, kishte shkruar Vedati.

Natyrisht, atyre nuk iu munguan as komentet e shumta nga fansat e tyre. Njëri nga ta madje kishte thënë se mirë që në Kosovë duhani kushton dy euro./Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here