Studentët largojnë deputetin demokrat: Jemi vetë opozita

0

Deputeti demokrat Luçiano Boçi është përzënë nga studentët e Fakultetit të Ekonomikut. Mësohet se Boçi ka shkuar atje për t’i ofruar mbështetjen e tij dhe të opozitës për kauzën e tyre, por studentët nuk e kanë pranuar.

“Unë jam në funksionin tim”, u tha Boçi studentëve dhe policisë.

Mirëpo, studentët thanë se ata e zgjidhin vetë punën me policinë dhe nuk kanë nevojë për mbështetjen e tij.

“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni. Ju lutem vazhdoni jashtë. Me gjithë respektin që kemi për ju lutem largohuni, jemi ne opozita”, i thanë studentët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here