Sot ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Izraelit

0

Kosova U21 do të ndeshët sot në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, me fillim nga ora 19:00 kundër Izraelit U21.

Ndeshja pritet të jetë tejet interesante duke pasur parasysh talentet që do të zbresin në fushën e blertë.

Kosova mban pozitën e tretë me 6 pikë nga katër ndeshjet e luajtura, ndërsa Izraeli U21 mban pozitën e  5 me katër pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar se Kosova.

Në anën tjetër kompanitë e basteve për këtë ndeshje favorit e shohin Izraelin duke i dhënë koeficient fitores së tyre si mysafir 2.00.

Ndërsa fitorja e Kosovës në Mitrovicë i është dhënë koeficienti prej 3.75.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here