Sonte luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës

0

Liga e Evropës vjen sonte me ndeshjet e fundit të fazës në grupe, para se të kalojë te takimet me eliminim direkt.

Pas 5 takimeve të para, kanë arritur të presin biletën plot 16 skuadra, ndërsa në mbrëmjen e fundit për këtë vit, pritet të sigurojnë kualifikimin edhe 8 skuadra të tjera. Një ndeshje mjaft e zjarrtë pritet të luhet në Serbi, ku Crvena Zvezda do të pres gjermanët e Kolnit, në një takim përcaktues për të kualifikuarën e dytë të grupit, pas Arsenalit kryesues. Si serbët ashtu edhe Kolni kanë nga 6 pikë dhe golaverazh të njëjtë, ndërsa 90-minutëshi i sotëm do të përcaktojë gjithçka.

Këto janë takimet që do të zhvillohen sonte:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here