Skandali i mishit Veviba: Mishi i dërguar në Kosovë ishte i vjetër 12 vjet

0

Në vitin 2016, me të marrë lajmin për kamionin me mish të skaduar, që kompania Veviba kishte dërguar në Kosovë, inspektorët federalë kishin shkuar në vendin e ngjarjes, në Kosovë, thonë në Agjensinë federale të ushqimit (AFSCA), në përgjigjen ndaj akuzave të publikuara sot në gazetën Laatste Nieuws. Sipas informacioneve të kësaj gazete, mishi i dërguar në Kosovë nga kompania Veviba, ishte i vjetër deri në 12 vjet.

Sipas gazetës belge, më datën 19 shtator 2016, një kamion me mish i kompanisë Veviba, me qendër në Bastogne të Belgjikës ka arritur në distinacionin e Kosovës. Pjesa më e madhe e etiketave ishin të grisura, ndërsa në ato etiketa që ishin ende në gjendje të lexueshme, shihej se ishin të datuara që nga viti 2004. Në pjesë e mishit, vinte edhe nga 2 destinacione tjera,Izegem dhe Harelbeke, transmeton PortaliOnline. Prejardhja e mishit nga këto dy destinacione tjera, ishte e mbuluar në etiketë në emër të kompanisë Veviba. Po në këtë muaj, AFSCA është kontaktuar nga autoritetet kosovare, e prej aty janë marrë masat e menjëherëshme, citon gazeta Agjensinë Federale të Ushqimit të Belgjikës.

Bruno De Meulenaer, profesor i Universitetit të Gand-it në Belgjikë, thotë se “fakti që mishi ka qenë në frigorifer, gjatë periudhës 12 vjeçare, nuk përbën ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut, nëse mishi është ruajtur gjatë kësaj periudhe në temperaturën -18 gradë, dhe nuk ka pasur ndërprerje të rrymës”, transmeton PortaliOnline.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here