Sistemi arsimor në Japoni

0

Si edukohen fëmijët në Japoni dhe si eshte arsimi. Japonezet njihen si popull tejmase te perpikte ne gjithcka.
Populli japonez është i njohur për inteligjencën, shëndetin e fortë dhe edukatën. Por pse ky komb është kaq i veçantë dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës? Përgjigja qëndron tek sistemi i tyre arsimor.
Por le të kthehemi tek fëmijët.

Deri në klasën e 4-t, ata nuk bëjnë provime. Sepse për japonezët së pari fëmija duhet të formojë personalitetin e tij, e më pas të marrë rëndësi ajo çka mëson në shkollë. Duket e çuditshme ta thuash, por janë thjesht diferencat kulturore. Fëmijët fillojnë që shumë të vegjël të kryejnë punë të vogla. Kështu që në moshën 4-5 vjeçare ata ikin të blejnë gjëra në dyqan, krejtësisht vetëm. Madje në moshën 7-8 vjeçare ata fillojnë të ikin vetëm në shkollë, duke ndërruar disa trena e duke u kujdesur vetë për gjithçka. Kjo i bën ata më të përgjegjshëm për veten e tyre. Në shkolla pamja është krejt e ndryshme nga ajo që jemi mësuar. Që në klasë të dytë fëmijët shkojnë dhe marrin ushqimin e përgatitur në kuzhinë dhe grupet e tyre që ndërrohen herë pas here, u shërbejnë ushqimin pjesës tjetër.

Por, as pjesa tjetër nuk rri kot. Ata rregullojnë klasën e tyre duke e kthyer në pak minuta në një ambjent ku mund të ushqehen. Përgjegjësit e ushqimit, kanë një listë me gjërat që duhen bërë përpara ushqimit si minimalisht larja e duarve. Mësuesi i tyre, gjithashtu ushqehet në të njëjtin vend me nxënësit. Kjo krijon një marrëdhënie besimi midis dy palëve. Pasi mbaron ushqimi fëmijët kujdesen që enët të shkojnë në vendin e caktuar, dhe të gjithë bashkë pastrojnë jo vetëm klasën, por edhe ambientin që përdorën duke përfshirë korridoret dhe dhomat e tjera. Por diçka është tepër simbolike dhe bie së tepërmi në sy. Një pjesë e ushqimit që ka si burim tokën, nuk është i blerë në dyqan, por i mbjellë nga vetë nxënësit. Ata kujdesen gjatë gjithë procesit duke mësuar kështu bazat e të jetuarit. Përgjegjësinë për veten dhe të tjerët. Gjithashtu edhe qytetarinë.

Pasditet e tyre zakonisht janë të zëna me workshop-et jashtë shkollore, të cilat janë të shumta. Shkolla, deri në universitet, nuk konsiderohet si një periudhë e keqe për japonezët. Madje, ata e quajnë “pushimet përpara punës”. Bazuar në këtë kulturë, ata rriten për të krijuar një nga vendet me më shumë disiplinë në botë. Ndryshe nga kudo, njerëzit rrinë në radhë për një, teksa presin trenin apo autobusin. Madje edhe nëse njëra anë e shkallëve është e zënë dhe tjetra e lirë, askush nuk tenton “të tregohet i zgjuar”. E rëndësishme është se të gjithë kanë ndikim në gjithçka ndodh dhe çdonjëri është përgjegjës. Të gjithë duhet të bëjnë më të mirën që gjithçka të shkojë mirë. Para disa kohësh, shoferët e autobusëve u detyruan të bënin grevë. Por, zgjidhja e tyre ishte: nuk pranonin t’u merrnin biletën udhëtarëve. Kështu ata kryenin punën, i dërgonin njerëzit në destinacion dhe i krijonin humbje kompanisë. Një grevë japoneze kjo, ndryshe nga vende ku transporti apo aktiviteti pezullohet totalisht.

Padyshim që si çdo vend, edhe Japonia ka problemet e veta. Por, kultura e tyre na tregon shumë se si duhen bërë disa gjëra dhe se si njerëzit mund të jetojnë dhe të veprojnë më mire pa burokraci.

Por mbi të gjitha, se sa shumë rëndësi kanë veprimet e secilit prej nesh në ambientin që na rrethon.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here