Si të përdorni lëvozhga veze për kocka të forta

0

Lëvozhgat e vezës përmbajnë 90% kalcium, një mineral që gjendet me shumicë në organizëm, kryesisht në kocka dhe dhëmbë. Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për kontraktimet e muskujve, shëndetin nervor, aktivitetin e enzimave dhe formimin e qelizave.

Për të mësuar më tepër mbi vlerat dhe përdorimet e lëvozhgave të vezës, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Në të vërtetë, organizmi ynë ka nevojë për doza të bollshme ditore të kalciumit, dhe nëse furnizimi nuk është i mjaftueshëm, atëherë organizmi do ta marrë atë në burimin më të afërt: dhëmbët dhe kockat.

Ky artikull i AgroWeb.org do t’ju japë detaje të nevojshme për ushqyesit që përmbajnë lëvozhgat e vezëve. Në këtë mënyrë, do të krijoni një ide të qartë se përse lëvoret e vezëve nuk duhen hedhur kurrë tutje.

Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium.

Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.

Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.

Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.

Si ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës

1 lugë çaji me pluhur përmban 800-1,000 mg kalcium.

Konsumojeni duke e përzier me pak ujë gjatë vaktit.

Konsumoni maksimumi një lugë çaji në ditë duke e ndarë në tre racione gjatë vakteve.

Mos konsumoni më shumë se një lugë çaji në ditë duke qenë se ky pluhur mund të irritojë aparatin tretës./AgroWeb.org

Shihni si të përgatisni pluhurin e lëvozhgës së vezës në shtëpi. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here