Si ta fuqizojmë diplomacinë ekonomike dhe kulturore? 

Propagandës së zezë që e ka vënë në funksion Serbia karshi Ballkanit, është e ngjajshme me propagandën e Hitlerit, të orkestruar nga Joseph Goebbels, të cilës Qeveria jonë e zhytur thellë në anën e errët të individualizmit vështirë e ka ta sfidojë.

0
Bahri Bivolaku

Kosova dhe Shqipëria, mbase së bashku mund ta zhvillojnë diplomacinë ekonomike më lehtë sesa të ndara. Duke qenë si dy shtete që përbëjnë një nyje rajonale dhe jo larg shteteve të qendrës së Europës dhe Azisë, e bëjnë më të lehtë fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe thënë më thjeshtë tërheqjen e investitorëve nga jashtë. Për të arritur që në vendet tona t’i kemi kompanitë e mëdha europiane apo degët e tyre dhe prodhimet, padyshim që na nevojitet një diplomaci efektive ekonomike dhe e cila nuk mund të ndërtohet pa specialista dhe njerëz të pajisur mirë, përfaqësues të aftë, të edukuar dhe patriot të shteteve nga vijnë.

Rrjeti i misioneve demokratike duhet të fuqizohet me diplomatë që angazhim primar kanë diplomacinë ekonomike, të cilët janë në gjendje për të bërë prezantim të dinjitetshëm të mundësive të vendeve tona. Kam bindjen që qeveritë e dy vendeve duhet të bëjnë shumë më tepër në këtë fushë për të mos ta humbur kohën dhe hapin. Duhet ecur në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dypalëshe dhe bërë advokacinë për të sensibilizuar investimet, po aq sa edhe krijimit të imazhit pozitiv të rajonit. Vizioni për zhvillim të diplomacisë ekonomike, padyshim që ngërthen në vete orientimin që i shërben vendit për zhvillim ekonomik, e me këtë edhe rritjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë. Diplomati që i shërben këtij vizioni padyshim që duhet të ketë aftësi për të bindur kompanitë e mëdha për të ardhur e investuar me degët e tyre këtu. Qeveritë e vendeve tona, bashkë me diplomatët duhet t’i shërbejnë kësaj kauze dhe shfrytëzuar të gjitha mundësitë e potencialet që në vend të të bërit të politikës tradicionale ballkanase, t’i vizitojnë kompanitë, për shembull në Zvicër si Glencore, Nestle, pastaj ato të Austrisë si Ëienerberger, Red Bull GmbH, pastaj ato në Gjermani si SAP, Volksëagen, BMË. Në Britani të Madhe, kompanitë si: Unilever, British American Tobacco, Associated British Food etj. Në Francë, kompanitë si: L’Oreal, Renault, e shumë kompani tjera të suksesshme në Europë, Turqi e tjerë, e të cilat mbase mund të binden drejtuesit e tyre për të hapur linjat prodhuese të tyre në vendet tona. Mendoj që sot në pozitat ku jemi, politikat tona duhet të zhvillohen në këtë drejtim, duke u larguar nga folklori e popullizmi dhe krijuar kushte maksimale dhe politike ekonomike shumë të favorshme që kjo edhe të ndodhë. Ambasadat tona duhet t’i shërbejnë me fanatizëm këtij vizioni. Propagandës së zezë që e ka vënë në funksion Serbia karshi Ballkanit, është e ngjajshme me propagandën e Hitlerit, të orkestruar nga Joseph Goebbels, të cilës Qeveria jonë e zhytur thellë në anën e errët të individualizmit vështirë e ka ta sfidojë. Konsideroj që ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli do të ishte më racionale të merrej eksluzivisht me këtë çështje. Gjersa, politikat në punët e jashtme t’i kryente zv.kryeministri Enver Hoxhaj.

 

Trashëgimia kulturore, aset i fortë por i pashfrytëzuar

 “Të mos dimë se çfarë ngjarjesh kanë ndodhur para nesh është njësoj sikur të mbetemi gjithmonë fëmijë”- kishte porositur mjeshtri i fjalës Ciceroni. Vërtetë ne në Kosovë si shoqëri karshi propagandës së organizuar serbe, e cila për bosht ka shërbimin sekret serb, Akademinë e Shkencës dhe Arteve, diplomacinë, kishën ortodokse e tjerë, po sillemi sikur të mbetemi gjithmonë fëmijët e llastuar duke thënë: “Hajt more se ka kush na i kryen punët tona” e më pastaj po na dalin pengesat dhe po merremi me pasojat. Kujtojmë kohën e propagandës së orkestruar mirë nga ana e serbëve, nga të gjithë këta akterë për rolin e luajtur në mospranimin e Kosovës në UNESCO, gjersa ne, apo adakemia jonë e shkencave heshtte, siç heshtin edhe institutet tjera kompetente e mos të flasim për shoqërinë civile, lobimin e diplomacisë sonë kulturore etj. Para ca muajve në Kosovë qëndroi një delegacion me punëtorët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, duke vizituar manastire e kisha, në atë mënyrë që diplomatët e ardhshëm të frymëzohen se si të vazhdojnë të bëjnë fushatë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe promovuar tezën e tyre për gjoja trashëgiminë kulturore serbe në vendin ku ka lindur gjoja shteti i Serbisë, pra, kuptohet në Kosovë. A thua se çfarë bëjnë kolegët e tyre të Kosovës dhe a kanë se çfarë të prezentojnë në arenën ndërkombëtare, për të dëshmuar se trashëgimia e tillë kulturore e fetare është vlerë e qytetarëve të këtij vendi si pasojë e pushtimeve të ndodhura nga perandori të ndryshme, e të cilat bartnin me vete ndikimin fetar. Populli shqiptar këtë histori të zhvillimeve më së mirë e dëshmon me përkatësinë fetare nga të tri besimet, e që nuk e kanë serbët dhe shumë kombe tjera. Sikur kjo trashëgimi kulturore të mos ndihej si e tyre në etapa të ndryshme kohore, me siguri se nuk do të ruhej me fanatizëm nga shqiptarët e këtij vendi. Shqiptarë të besimit ortodoks kishte në Kosovë e madje gjerë në Serbinë Qendrore, siç ka edhe në Shqipëri e në viset e banuara me shqiptarë në Maqedoni, por ata u asimiluan me ndikim të kishës serbe. Ato objekte të trashëgimisë që Serbia pretendon të jenë serbe, janë të shqiptarëve të besimit ortodoks në këto treva.

 

Propaganda e zezë serbe i shërben provokimit të vazhdueshëm të gjendjes

 

Serbia karshi Kosovës që nga paslufta është duke përdorur një propagandë të zezë. Po përdorë material të atribuar në mënyrë të rreme, që i shërben provokimit të vazhdueshëm të gjendjes. Pjesë manipuluese e saj janë edhe ca serbë të Kosovës, porse shpeshherë pre e kësaj propagande bien edhe mediat e Kosovës. Kjo propagandë nuk shërben për të grumbulluar informacion, por për të ndikuar në ngjarjet e Kosovës, si përpjekje për të destabilizuar qeveritë, por dhe vendin. Heshtja jonë karshi këtyre zhvillimeve po len terren të mjaftueshëm për të arritur tek qëllimi. Propaganda e zezë që e ka vënë në funksion Serbia karshi Kosovës, është e ngjashme me propagandën e Hitlerit, të orkestruar nga Joseph Goebbels, fushatë nga e cila doli populli gjerman i indoktrinuar me teori të rreme raciale mbi dominim dhe nënshtrim të popujve tjerë. Serbia me propagandën e zezë dhe agjitacionin që e zhvillon, gjithsesi e dëshiron dominimin në Ballkan, duke konsideruar kombin e tyre dominues apo superior ndaj të tjerëve, madje duke lançuar teza të tilla të rreme për ekzistencën e teorisë së krijimit të shtetit serb mu në Kosovë. A thua, një shtet si Serbia, me një propagandë dhe qëllim të tillë destabilizues në regjion, e meriton të jetë kandidate për vend anëtar i Bashkimit Europian?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here