Shumica e të lindurve në shtator kanë përjetuar moshë njëqindvjeçare

0

Shtatori është muaji kur vera na braktis dhe fillon vjeshta. Për fëmijët e shtatorit thonë që kanë karakteristika shumë të pazakonta.

Këto janë të përbashkëtat e tyre:

Lindin si bebe të vogla

Fëmijët e shtatorit më së shpeshti lindin me peshë të vogël.

Janë më të gjatë se të tjerët

Nëse krahasohen me fëmijët e lindur në muajt e pranverës apo të dimrit, të lindurit në shtator mesatarisht janë më shtatgjatë. Nga njëra anë kjo ka lidhje me sasi të mëdha të vitaminës D ndaj së cilës kanë qenë të ekspozuara nënat në muajt e fundit të shtatzënisë.

Regjistrojnë shkolla elite

Sipas hulumtimeve, njerëzit e lindur në shtator zhvillohen shumë më shpejt në fëmijëri të hershme. Gjithashtu, 20 për qind është mundësia më e madhe që për shkak të sukseseve të tyre në bankat shkollore do të ndjekin fakultetet më me renome.

Tipa sportivë

Të lindurit në shtator kanë predispozita fizike për t’u marrë me sport dhe ndër ta ka më së shumti sportistë elitarë.

Lulja e tyre e lindjes është Kata e Bukur (lat. Aster) – Simbol i dashurisë së fuqishme, Kata e Bukur apo Asteri është lule e atyre që janë lindur në shtator. Pos saj, disa marrin mushlinzë (Conovolvulusarvensis) e cila simbolizon dashurinë dhe sinqeritetin, ndërkaq këto janë edhe karakteristika për të cilat fëmijët e shtatorit të gjithë i adhurojnë.

Janë rezistues ndaj astmës

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit e lindur në vjeshtë më së shpeshti janë alergjikë ndaj vezëve, kikirikut dhe qumështit. Mirëpo janë rezistues ndaj astmës.

Shumica kanë përjetuar moshë njëqindvjeçare

Njerëzit të cilët janë të lindur midis shtatorit dhe nëntorit më së shpeshti jetojnë edhe më shumë se njëqind vjet. Këtë e ka konstatuar studimi të cilin e ka bërë Universiteti i Çikagos me 1.500 njëqindvjeçarë. Njëri ndër shkaqet është që menjëherë pas lindjes u janë ekspozuar infeksioneve të shumta sezonale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here