Shqiptarja e nxitë modelen e njohur gjermane që ta bëj shqiponjën

0

Beauty Lil, një nga esteistet më të njohura shqiptare tashmë në Zvicër ka pasur një takim me mega yllin gjerman Gina Lisa. Pas takimit kanë bërë edhe shqiponjën bashkë, duke e bërë që edhe ajo të ndihet për disa momente shqiptare.

Ndryshe, Gina Lisa gjatë vizitës që ka bërë tek Beauty Lil ka bërë edhe një ndërhyrje në buzë si dhe është kliente e saj e rregullt.

Gina Lisa është lindur më 23 shtator të vitit 1986 në Seligenstadt të Gjermanisë, me profesion është modele, shou girl, aktore, dizajnere e modës e këngëtare.

Pas mbarimit të shkollës ajo ka vazhduar trajnimin si motër medicinale dhe trajnere e fitnesit. Interesante është që njëri sy i saj është i gjelbërt e tjetri i kaltërt.

Në vitin 2005 e ka fituar spektaklin Miss Frankfurt, në vitin 2006 Miss Darmstadt dhe Queen of the World/Internet në vitin 2007. Ka qenë Miss Supermodel në Miss Hawaiian Tropic International.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here