Shqiptari i murosur në Xhenova, kishte emigruar për një jetë më të mirë, u bë shpërndarës droge

0

Një skelet njeriu u gjet i murosur në një vilë në Senago të Italisë rreth 1 javë më parë, kur një firmë nisi punimet restauruese, ndërsa mediat italiane shkruanin për një shtetas shqiptar, vdekja e të cilit mund të kishte ndodhur përpara pesë vitesh.

Skeleti i pajetë ishte dërguar në laboratorin e Antropologjisë Ligjore dhe odontologjisë të Universitetit të Milanos, nga ku sot ka dalë përgjigja e mjekut ligjor, sipas të cilit, skeleti i gjetur i përket shqiptarit Astrit Lamaj, një shqiptar i zhdukur në Xhenova të Italisë në vitin 2013.

Lamaj është zhdukur më janar të 2013 kur ishte 41 vjeç, ndërsa sipas mjekëve që kryen autopsinë, vdekja e tij ka qenë e dhunshme.

Ndërkohë është zbuluar se shqiptari njihej në qytetin e Genovës si shpërndarës droge dhe ka lindur më 1971 në fshatin “Trevllazër” të Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë.

Banorët e këtij fshati kanë pranuar për mediat se Astrit Lamaj është bashkëfshatari i tyre, ndërsa në familjen e tij janë hapur dyer e mortit.

“Report Tv” ka arritur t’i marrë një deklaratë një prej të afërmve të 48-vjeçarit, i cili ka pohuar se Lamaj prej 5 vitesh nuk komunikonte me familjen, por nuk mendonim se do gjendej i vdekur në këtë mënyrë.

Kushëriri i Astritit, Nelo Meminaj tregon se ai ka ikur para 6 viteve në Itali për një jetë më të mirë dhe humbi kontaktet me familjen 1 vit më pas.

“E kam nip, djalë prej kushëriri. Ata janë një familje e mrekullueshme, por fatkeqësitë asaj familje i kanë rënë herë pas here. Që nga i ati, që i ra infarkt, një vëlla ia zuri zetori poshtë, motra u aksidentua, kjo është ngjarja e katërt në këtë familje. Ka 6 vite që humbi kontaktet, kjo ngjarje është pritur me keqardhje. Pasi i vdiq i ati, për çështje ekonomie më mori 250 mijë lekë dhe tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim”, ka thënë i afërmi i viktimës./Gazeta shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here