Shqiptari i aksidentuar rëndë në Amerikë, fiton betejën me lëndimet e rënda, çohet në këmbë

0

Muharrem Vuciterna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, është një i ri me prejardhje nga Kosova që luftoi disa muaj për jetën. Gjatë këtyre muajve, Muki iu nënshkrua operacioneve të shumta që disa i zgjatën deri në 10 orë, e gjithë kjo sakrificë rezultoi e suksesshme për të. Sot vetë ai ka publikuar fotografi në Facebook, tregon se është shëruar plotësisht nga plagët e rënda që i mori nga një aksident i tmerrshëm, shkruan Gazeta Express.

Për shërimin e tij qytetarët u mobilizuan të dhuronin të holla, përderisa kirurgët theksonin se ndodhej në koma artificiale dhe njëra këmbë e tij nuk funksiononte mirë.

Sidoqoftë, pas katër muajsh i riu u zgjua në këmbë duke theksuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Njëherit ka falënderuar të gjithë për kujdesin e treguar.

“Mbas 4 muaj nga aksidenti, mbas shume operacioneve ku nuk m’a shpetuan dot kemben por me shpetuan jeten sot jam perseri ne kembe. Jam shume i lumtur qe arrita ketu pas shume vujatje dhe dhimbje. Falenderoje Zotin qe me dha forc dhe durim te vazhdoje jeten e te punoje per endrat e mia…

Faleminderit shoqeris qe me qendruan prane ne momente me te veshtira .

Faleminderit te gjithve per mbeshtje morale dhe financiare,Zoti ju shperbleft ne menyre me te mire te mundshme. Me respekt dhe dashuri Muki “, ka shkruar Muki, transmeton Express.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here