Shqiptarët, Dita e Flamurit dhe njëqind e gjashtë vjetori i Pavarësisë

0

Nga Izet Shala

Kanë mbetur më pak se njëzet e tri ditë, për të festuar Ditën e Flamurit dhe njëqind e gjashtë vjetorin e Pavarësisë gjithë shqiptare. Për të arritur deri të 28 Nëntori i viti 1912, u deshën përpjekje dhe sakrifica të mëdha njerëzore, pasi rrethanat historiko-politike nuk ishin të favorshme për shqiptarët, por ato s’duhej ndalur dhe erdhi momenti historik i nëntorit të viti 1912, ku edhe u bë ngritja e Flamurit dhe shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

Me një vit vonesë, u njoh Pavarësia e përgjysmuar e shtetit shqptar, nga konferenca e Londrës edhe pse Pavarësia shqiptare ishte shpallur për tërë Shqipërinë.
Jashtë shtetit Londinez mbetën: Kosova, Kosova Lindore, Malësia e mbi shkodrës, Pollogu, Çamëria.

Këto vendime anti shqiptare, dëmtuan rëndë substancën e popullit shqiptar dhe plotësuan kërkesat hegjomoniste sllavo-greke me territore shqiptare. Për gjatë një shekulli shqiptarët kanë festuar Ditëne e Flamurit, 28 Nëntorin e viti 1912, dhe me këtë kanë deshmuar se nuk njohin ato vendime të gabuara dhe se sot kërkojnë anulimin e tyre në rrethana krejtësisht të reja politiko-historike dhe gjeo-strategjike në gadishullin Ilirik.

Sa do që kemi një përzirje të dy realiteteve, një shqiptar dhe tjetëri londinez e për fat të keq është ende një realitet edhe në njëqind e gjashtë vjetorin e Pavarësisë mbarë kombëtare, ka ende faktor si brenda dhe jashtë shqiptar që ia zgjasin jetën vendimit më të ulët njerëzor dhe politik që është marrur kundër një populli siç është populli shqiptar, edhe pse ishte dhe është me politikëbërjen pro gjitha zhvillimeve evropiano- amerikane.

Sot ka ndryshuar edhe evulimi njerëzor, historik, ekonomik, gjeopolitik dhe teknologjik e diplomatik. Kërkojmë përmirësimin e vitit të mbrapshtë me anulim të vendimeve dhe ta kthejmë në vit të mbarë për shqiptarët dhe Gadishullin Ilirik e mbarë evropën.

Përpekjet njëqind e gjashtë vjeçare të shqiptarëve, pikë bazamentin kombëtar e kishin, e ruajtën dhe u frymëzuan për mbarë një shekulli me Ditën e Flamurit kombëtar dhe Pavarësinë gjithë shqiptare, e ku rezultuan edhe me luftëra të armatosura çlirimtare si lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori karakter të kryengritjes gjithë popullore dhe kombëtare me gjithë strategjitë e duhura në kushtet e reja që u krijuan.

Shqipëria Kontinentale ( Republika e Kosovës) u përparua në shtet Sovran dhe të Pavarur, më 17 shkurt 2008, edhe pse jo aq funksional, por len hapësira të duhura drejt bashkimit kombëtar. Kosova Lindore dhe Ilirida me gjithë luftërat çlirimtare ende janë larg realitetit kombëtar drejt bashkimit kombëtar një shtet shqiptar. Malësia e mbi/Shkodrës dhe Çamëria janë në pozita më të vështira, por gjithë kësaj i ka kontribuar një politikë e disëharmonizuar brenda për brenda faktorit shqiptar.
Edhe sot në këtë ditë të madh kombëtar, me gjithë veprimtaritë e planifikuara për t’u shënuar, nuk ka shenja të forta se do të arrihet qëllimi i plotë, anulimi i vendimit të Konfrencës së Londrës 1913 dhe përgatitja e platformës politke kombëtare për Bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar me emrin Shqipëri.

Urime të gjithë bashkëkombësve, gëzuar Ditën Flamurit dhe 106 vjetorin e Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here