Shqipëria pa qëndrim zyrtar për Jeruzalemin, do rreshtohet me SHBA apo me BE-në?!

0

 

Shqipëria nuk ka ende një qëndrim zyrtar për Jerusalemin. A do të rreshtohet me vendet europiane si Gjermania dhe Franca, apo do të ndjekë Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Si anëtar i asociuar i Bashkimit Europian, Shqipëria ka detyrim të përafrojë politikën e jashtme me politikën europiane. Por në rastin e Traktatit të Romës që krijoi gjykatën penale ndërkombëtare Shqipëria mbajti anën e Shteteve të Bashkuara. Kurse për ngritjen e flamurit palestinez në OKB, Shqipëria votoi si vendet e Bashkimit evropian, kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara. Çështja e Jeruzalemit është më e ndjeshme dhe mund të çojë në një përshkallëzim në krejt Lindjen e Mesme. Kurse Shqipëria ndodhet përpara një momenti kyç në marrëdhëniet me Bashkimin evropian, sepse shpreson të marrë vitin e ardhshëm një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Me amerikanët apo me europianët, këtë herë çështja nuk është fare e lehtë.

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri mendon se vendimi i presidentit Trump do të nxisë dhunën, duke i dhënë alibi krahut ekstremist dhe duke dëmtuar krahun reformator, që kërkon paqe me Izraelin. Kurse ambasadori Izraelit mendon se vendimi është i drejtë dhe duhet të ndiqet dhe nga Shqipëria. Por pikërisht kjo është çështja, me kë do të rreshtohet Shqipëria?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here