Shoqja e ngushtë hedh adoleshenten nga ura…

0

Videoja e një vajze 16-vjeçare, të cilën e hedhin nga një urë në lartësi të konsiderueshme, pa dëshirën e saj, është duke bërë xhiron e internetit.

Në pamje duket shoqja e vajzës, e cila e shtyn këtë të fundit nga lartësia, edhe pse vajza thotë herë pas here “Jo”.

Jordan Holgerson u kap në kamera tejet nervoze buzë “Moulton Falls” në lumin Lewis në Yacolt, Uashington para se miqtë e saj ta shtynin drejt ujit.

16-vjeçarja pësoi lëndime të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Ajo theu pesë brinjë dhe dëmtoi mushkëritë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here