Shkëlqimi i Berishës në Ligën e Kampionëve

0

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha po e vazhdon ngritjen në karrierë. Fundori Berisha (29), të martën mbrëma pati ndeshje të madhe për kampionin e Çekisë, CEZ Nymburk.

Në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Nymburku fitoi me rezultatin 106:98 ndaj skuadrës gjermane Telekom Baskets Bonn, ndërsa Berisha ishte më i miri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai realizoi 24 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime, gjashtë asistime e një top të rrëmbyer. Në parket i kaloi 25 minuta, ndërsa pati efikasitet të lartë të gjuajtjeve.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të fazës grupore. Nymburku është i treti në grup me bilanc prej shtatë fitoreve e tri humbjeve, që e kanë edhe Beshiktashi e Nanterre që mbajnë dy pozitat e para. Luhen edhe katër xhiro në fazën grupore, por skuadra e Berishës nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në TOP 16.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here