Shefi i UFC: Conor ma ka kërkuar të përsëritet dueli me Khabib

0

Presidenti i UFC-së, Dana White, thotë se është “budallallëk” të akuzohen organizatorët për dhunën që shpërtheu pas duelit McGregor-Khabib dhe thotë se ai është i hapur për një ripërballje- duke siguruar që dagestanasit nuk do t’i hiqet licenca e tij për të vazhduar duelet në këtë sport.

“Khabib Nurmagomedov duhet të shkojë përpara komisionit të Nevadës dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me të dhe gjithë rrëmujën që ndodhi”, tha kreu i UFC, për ESPN.

“Po Conor McGregor më ka telefonuar tashmë, duke më kërkuar një ndeshje të dytë”, theksoi White.

Ai gjithashtu tha se UFC nuk ka keqpërdorur sigurinë në Las Vegas, apo promovimin për dhunë.

“Ne dinim se disa gjëra mund të ndodhnin pas kësaj beteje, kështu që ne kishim gjithçka në vend për të siguruar që kjo të mos ndodhte”, tha white.

Presidenti I UFC-së u mundua të zvogëlonte barrën e fajit që mediat i kanë vendosur mbi supe Khabib.

“Unë nuk e pashë Khabibin duke kërcyer mbi kafaz, ai e bëri atë gjë shumë shpejt dhe po reagoi pas një prej kurtheve të Conor”, theksoi White

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here