SHBA, nxënësja me sindromën Down zgjidhet Miss

0

Kur u përmend emri i saj, nuk i kontrolloi dot emocionet dhe lëshoi një klithmë të fortë gëzimi.

Skye Lemay është zgjedhur Miss St. Amant High School, një lice në Louisiana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me të u emocionuan gjithë të pranishmit në ceremoni, sepse Skye është një vajzë speciale, është e prekur nga sindroma Down.

Ishte mikesha e saj ajo që e regjistroi, ndërsa mësuesja e tyre ndau historinë në Facebook.

“Ndonjëherë në jetë të ndodh të marrësh pjesë në evente të mrekullueshme. Së fundmi pata fatin të jem dëshmitare e një prej tyre dhe nuk mund të jem më shumë krenare se sa për këto dy vajza që më mësuan shumë”, shkroi mësuesja duke publikuar fotografinë e Skye dhe Delaney.

Delaney e ka ndihmuar gjithmonë Skye që të integrohet në shkollë dhe kur u hap konkursi i bukurisë, ajo e regjistroi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here