Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për “Blick” ka thënë se me qëndrimin te Stoke City ka marrë mësimin më të mirë në jetë.

Stoke City sivjet mbylli sezonin në Premier Ligë në pozitën e parafundit dhe sezonin e ardhshëm garon në një rang më të ulët garash.

“Më vjen keq për tifozët, për klubin. Jam tepër i pikëlluar për personat që punojnë atje dhe që janë të lidhur me klubin,” tha Shaqiri duke shtuar se qëndrimi në Stoke është mësimi më i madh që ka marrë në jetë dhe uron që së ma parë të futet në Premier League.

“Përgjegjësi për rënien nga kategoria kemi të gjithë – lojtarët, stafi dhe manaxhmenti,” tha ai më tej, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me prishjen e klauzolës prej 14.5 milion eurosh dhe interesimit të Tottenhemit tani dhe Romës gjatë pushimeve dimërore, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë por shtoi se kapitulli me Interin është i mbyllur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here