Shaqiri: Meritoj më shumë respekt

0

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët e paktë shqiptarë që ka fituar Ligën e Kampionëve.

Ai këtë e ishte bërë me Bayern Munich në sezonin 2012-13, dhe këtë mund ta përsërisë edhe këtë vit, sepse Liverpooli është një favoritët për të triumfuar në fund, shkruan albinfo.ch.

“Isha në Stoke City, që ka rënë nga Premierliga. Ishte një përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua dhe shpresoj se ata mund të kthehen shpejt”, është shprehur Shaqiri për mediat angleze.

“Megjithatë, pavarësisht asaj që ndodhi atje, unë jam një fitues i Ligës së Kampionëve. Mendoj se meritoj më shumë respekt”, ka shtuar tutje Shaqiri.

Ai pas Bayernit kaloi në Inter e më pas në Stoke City. “Njerëzit duhet të kujtojnë se ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe çfarë kam arritur në këtë lojë.

Kam luajtur për një nga skuadrat më të mëdha në botë në Munich dhe jam duke luajtur për një nga klubet e mëdha, kështu që nuk ndjej asnjë presion nga fanella e Liverpoolit”, theksoi Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here